Njihuni me familjen e zv/kryeministres së re të qeverisë Rama
Shumë pak ishte dëgjuar për të deri ditën kur kryeministri Rama vendosi ta emërojë zv. kryeministre. Po flasim për Senida Mesin, emri i së cilës u artikulua në media gjatë zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare ku fitoi mandatin e deputetes në Qarkun e Shkodrës nën siglen e Partisë Socialiste. Që nga e diela e 27 gushtit shumë gjëra pritet të ndryshojnë për Senidën. E ndërsa ajo bëhet gati të hyjë në kryeministri si zëvendësja e Ramës, shtohet kurioziteti i publikut për jetën e saj. BalkanWeb ka vendosur të tregojë anën tjetër të zyrtares së lartë. Krahas angazhimit në politikë, duket se Senida i përkushtohet dhe kalon shumë kohë me familjen e saj, fotot e të cilëve i poston në rrjetet sociale. Ajo është nënë e tre fëmijëve, një djali adoleshent, një vajze simpatike pak më të vogël në moshë dhe një tjetër djali ende vogëlush. Së bashku me bashkëshortin, Artan Mesin, çifti duket se i kushton shumë kohë fëmijëve të tyre. Në fotot që poston zëvendësja e Ramës shihet e veshuar ‘casual’, apo me kostum sportiv. Në disa raste ajo nuk përdor make-up dhe mban flokët e kapura. /Balkanweb