Njihuni me fituesen e Festivalit të 61-të të Këngës për Fëmiijë

Nikol Çabeli u shpall fituese e edicionit të 61-të të Festivalit Mbarëkombëtare të Këngës për Fëmijë.

Me muzikën dhe tekstin e Erjona Rushitit, kënga “Coco IM”, kushtuar një miqësie të vërtetë mes qenit dhe njeriut, por me një fund të trishtë, mori shumicen e votave të vetë fëmijëve këngëtar, duke merituar vendin e parë.

Mes 20 fëmijëve nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, me çmim të dytë u vlerësua kënga “Mama” nga Emili Dervishi dhe çmim të tretë kënga “Superstar” Gedis Germani. Festivali është aktiviteti me i rëndësishëm muzikor për fëmijët në mbarë vendin dhe konsiderohet si pjesë e trashëgimisë shpirtërore të qytetit të Shkodrës.

Share With:
Translate »
132 Views