Njihuni me partnerin e Rozana Radit dhe arsyen pse ende nuk po bëjnë fëmijë

Ndonëse para disa kohësh, ajo do të deklaronte që nuk do të jepte më kurrë intervista, pasi ishte e lodhur të lexonte vazhdimisht emrin e saj të përfshirë në thashethemnajën e portaleve dhe gazeta, Rozana Radi nuk e ka mbajtur fjalën. E ftuar në emisionin ”Siluetë” të Gerta Gixharit, këngëtarja simpatike të cilën tashmë e shohim në ekran edhe si moderatore e një emisioni investigativ ka folur për planet në muzikë, teatër, si dhe ka rrëfyer disa detaje që nuk i dinim për jetën personale. Deri tani e kemi parë si aktore, këngëtare, tekstshkruese dhe balerinë, por Rozana Radi akoma nuk e ka provuar akoma rolin e nënës, për të cilin është shprehur se e ka dëshiruar gjithmonë.

rossana

 

E pyetur në lidhje me fëmijët, ajo u përgjigj :”Dëshirë kam, kohë nuk kam sepse fëmija do dhe kohë. Fiori na ka vënë një letër që nuk lejohet fëmija në momentin kur është sezoni i emisionit, domethënë duhet ta llogarisim që të lindi gjatë verës. Kur të na japi “ok” Fiori dhe ne t’i themi fillojmë nga puna, vetëm ato muaj kemi mundësi po nuk na kapi ai muaj pastaj… e lëmë për vitin tjetër,”-u shpreh me humor Radi. Gjithashtu ajo theksoi se partneri i saj diskuton shpesh për gjërat që ajo bën në art pasi është një njohës i mirë i tij. “Diskuton shpesh për gjërat që unë bëj. I pëlqen arti shumë, është njohës i mirë, por nuk më ndikon. Për gjërat të mira që kam bërë në karrierën time besoj se ndihet krenar më ka thënë që është shumë i lumtur që ka rastisur në krahun tim,”-përfundon këngëtarja e njohur. Rozana është prej disa kohësh në një lidhje të konsoliduar me oficerin e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Tiranës, Shpëtim Karakushi.

Share With:
Translate »
974 Views