Njihuni me tre mënyra të trajtimit të hemorroideve pas lindjes
Hemorroidet janë venat e fryera, të cilat gratë mund të përjetojnë ato gjatë shtatzënisë ose pas lindjes. Zakonisht, ato mund të jenë irrituese, por nuk shkaktojnë probleme serioze.
Gjatë shtatzënisë ose pas lindjes, gratë përballen me hemorroide shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.
Hemorroidet gjatë kësaj periudhe vijnë si rezultat i stresit në muajt para dhe gjatë lindjes.
Për më të tepër, të gjitha hormonet që kalojnë nëpër trupin tuaj gjatë shtatzënisë dhe lindjes ndikojnë në funksionimin e venave.
Gratë shtatzëna kanë të rritur prodhimin e hormonit progesterone, i cili shkakton relaksimin e vendave.
Trajtimi i hemorroideve
Disa prej mënyrave të trajtimit, mund t’i lexoni më poshtë:
-Aplikoni akull: Merrni akull apo një pako të ftohtë në një leckë dhe aplikojeni për 10 minuta.
-Pyesni mjekun tuaj për trajtimet pa recetë:Diskutoni me mjekun tuaj për mundësitë e përdorimit të produkteve të cilat trajtojnë hemorroidet.
-Shtoni fibra në dietën tuaj: Konsumoni sa më shumë fruta, perime dhe ushqime me fibra, pasi ndihmojnë në sistemin tretës.