Njihuni me unazën vaginale që ndihmon të mos mbeteni shtatzënë për një vit

Për gratë që nuk mund të mbajnë në mend  që të marrin pilulën e kontrollit të tyre të lindjes çdo ditë, unaza vaginale ka qenë një opsion për shumë vite. Por javën e kaluar, US Food and Drug Administration (FDA) miratoi një pajisje të re që e bën këtë lloj kontracepsioni edhe më të përshtatshëm: Annovera, e cila me gjasë do të ‘bombardojë’ raftet e farmacisë në 2019 ose 2020, është unaza e parë vaginale që mund të përdoret për një vit të tërë.

Sipas njoftimit për shtyp nga  FDA, pajisja është “një sistem vaginal i butë, jo-biodegradues, i cili është vendosur në vaginë një herë në tre javë.

Pas kësaj kohe ajo hiqet, lahet dhe ruhet për një javë, këtë gjë gratë mund ta bëjnë vetë pa pasur nevojë për ndihmën e mjekut.

Gjatë kësaj kohe, një grua mund të përjetojë një tërheqje të gjakut – ose, me fjalë të tjera, të ketë menstruacionet e saj. Unaza rimerret pas asaj jave dhe ky orar përsëritet çdo katër javë për një vit të plotë.

“Disa njerëz gjithashtu raportojnë se nuk kanë të njëjtat efekte anësore seksuale me unazën që kanë edhe me metodat e tjera”.

Kjo unazë nuk është në dispozicion për pacientët ende: TherapeuticsMD duhet të rritë prodhimin komercial të pajisjes, dhe kompania vlerëson se unaza do të dalë në shitje në fund të vitit 2019 ose në fillim të vitit 2020.

Share With:
Translate »
896 Views