Noah është rritur tashmë dhe drekon së bashku me Fatmën dhe Alfion

Në janar të këtij viti Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Noah.

Duket se të dy po e shijojnë shumë këtë eksperiencë, teksa herë pas here ndajnë me ndjekësit foto të ndryshme nga momentet që kalojnë me të voglin e tyre.

Noah po rritet dita-ditës dhe tashmë është pjesë edhe e drekave dhe darkave jashtë shtëpisë.

Alfio ka ndarë sot një foto dhe një video nga dreka që kanë kaluar së bashku ditën e sotme, teksa krahas tyre ka shkruar:

Nje dreke bashke me familjen ❤️????

Në videon e dytë Alfio shihet me karrocë teksa ecin rrugës dhe ne sytë zemra. Fatma në koment ka shkruar “Çunat e mi të bukur!” dhe na lejoni të themi se moderatorja duhet të ndihet shumë me fat.

Fatma ka treguar në intervista të ndryshme se Alfio e ka përjetuar shumë mirë fakti që do bëhej me djalë dhe kjo gjë e ka gëzuar tepër.

 

Share With:
Translate »
776 Views