Noah, Fatma dhe Alfio sapo na dhuruan perëndimin më të bukur të verës
Në janar të këtij viti Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Noah.
Duket se të dy po e shijojnë shumë këtë eksperiencë, teksa herë pas here ndajnë me ndjekësit foto të ndryshme nga momentet që kalojnë me të voglin e tyre.
Ata kanë treguar nëpër intervista se nuk e kishin planifikuar ardhjen në jetë kaq herët të Noah, megjithatë e përshkruajnë si momentin më të bukur të jetës së tyre.
Megjithëse thonë se në të ardhmen familja e tyre do shtohet, Fatma është shprehur se momentalisht është shumë herët për këtë gjë.
Këtë verë, për herë të parë, ata nuk kanë qenë vetëm me pushime, por të tre.
Herë pas here ata kanë ndarë kartolinat e bukura nga jugu i Shqipërisë, por vulën ia vunë sot.
Ka qenë Alfio ai që ka publikuar një foto në Instagram me Fatmën e Noah teksa po shijojnë perëndimin e diellit, e krahas saj ka shkruar:
perendimi me i bukur!
Si thoni sikur këtë foto ta nderojmë me çmimin “Fotoja me perëndimin më të bukur të verës”? /iconstyle.al