Noizy gatoi makarona për të prekurit nga tërmeti
Noizy u është gjendur pranë njerëzve të prekur nga tërmeti, jo vetëm duke shprehur ngushëllime dhe mbështetje, por edhe duke gatuar ushqim për ta. Në disa video dhe foto të postuara në Instagram Stories, ai shfaqet së bashku me disa miq duke gatuar.

“Edhe pse patëm fatkeqësi zemrat nuk i prishëm, madje mësuam se sa shumë e duam njëri-tjetrin. Nuk kam fjalë për gjestin e shqiptarëve të Kosovës dhe të Maqedonisë, mund të kem parë vetë me sytë e mi mbi 50 kamiona me ndihma për vellezërit dhe motrat e tyre që kishin nevojë, si me ushqim, por edhe jorgane e batanie. BRAVO! Kam qarë shumë, jo nga frika, por nga gëzimi dhe jam i mbushur plot me energji. Do t’u lutesha organizatave dhe njerëzve që kontribuojnë, të ketë kontroll mbi gjithçka, sepse nuk duhet abuzuar me mirësinë, ju që kontribuoni duhet të siguroheni që ajo që ju ofroni të shkojë në vendin e duhur. Edhe një herë në emër të gjithë shqiptarëve ju falënderoj nga zemra. Zoti qoftë me të gjithë ju dhe familjet tuaja. Uroj që këto lloj fatkeqësish mos të ndodhin më kurrë. Zinjo”, -ka shkruar ai përkrah postimit.
Një gjest i vogël, por shumë i rëndësishëm për ditë të tilla.