Nora Malaj flet për jetën me vjehrrit: Pa ne e vështirë të pleqëronin si duhet

Pedagogia Nora Malaj tregoi për “Barometri” në Euronews Albania se nëse nuk do të jetonin me prindërit e bashkëshortit, ata do e kishin shumë të vështirë jetesën.

Pavarësisht se ata, sipas Malajt, ishin në kushte shumë të mira dhe pensionet e tyre ishin në nivelet më të larta sepse gëzonin tituj dhe ishin asete të vendit, po të mos ishte për jetën krah të birit, do ta kishin shumë të vështirë pleqërimin.

Duke nisur nga ushqimi, veshjet, ilaçet, shërbimet higjeno-sanitare, drita dhe ujë, apo transporti e aktivitete të tjera, një pensionist nuk ka para të mjaftueshme për t’i realizuar të gjitha.

Share With:
Translate »
113 Views