Nostalgji për Rubin që mund të jetë gjyshja më seksi që kemi parë
Nuk është lajm i ri që Rubi është bërë gjyshe, por i ri është fakti që ajo vazhdon të jetë po aq seksi sa dikur.


Barbara Mori siç në të vërtetë quhet u bë e famshme që tek Azul Tekila, ama bumin e karrierës e pati me rolin e Rubit në telenovelën me të njëjtin titull, i pari serial latin që për kryesore kishte personazhin negativ, që nuk pati fund të lumtur. Ndaj edhe Rubi mbahet mend ende si ajo vajza seksi, me shpirtin e keq e me intriga për të dalë nga varfëria që sa herë arrinte diçka kafshonte buzën.


Ajo është bërë nënë shumë e re, që 20 vjeçe, djali u bë baba që 18 vjeç, kështu tre vjet më parë erdhi në jetë mbesa e saj Mila që ka pushtuar Instagramin e gjyshes. Mbase gjyshes më seksi që kemi parë ndonjëherë…