Nostalgji/ Si duket 20 vjet më pas murgesha që u bë njerka e Dulce Maria-s?

Kanë kaluar 20 vjet që nga dita kur nisi transmetimin telenovela e famshme “Carita de Angel”. Historia e Dulce Maria-s, vogëlushes çapkëne që kishte humbur nënën e saj bëri për vete të mëdhenj e të vegjël kur u shfaq edhe në Shqipëri.

Një personazh interesant i serialit ishte Cecilia, murgesha e shkollës së saj që më vonë u bë njerka e Dulce Maria-s. Po si duket sot ajo? Nuk është më biondja e dikurshme. Është bërë brune me balluke e mezi njihet.

Ajo në të vërtetë quhet Lisette Morelos dhe është 41 vjeçe. Është divorcuar prej 8 vitesh nga bashkëshorti i saj.

Lisette është njëherësh edhe modele dhe këngëtare. Ajo vazhdon paralelisht karrierën si aktore dhe jeton në Kanada.

 

Share With:
Translate »
632 Views