Nuk beson te syri i keq: Eva Longoria pozon përpara fotografëve me të birin, vetëm tre muajsh

Eva Longoria ka vendosur të qëndrojë larg sheshit të xhirimit dhe t’i dedikohet tërësisht të porsalindurit të saj, që erdhi në jetë në qershor të këtij viti. Aktorja e ka shumë të vështirë ta lë vetëm vogëlushin Santiago, ndaj e mori me vete në Paris në një udhëtim pune.

Madje aktorja e serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara” nuk e pati aspak problem, ta mbante në krahë vogëlushin përpara paparacëve teksa po largohej nga hoteli, pasditen e së enjtes.

 

Dukej se Eva ia kishte marrë dorën mëmësisë dhe shfaqej shumë e relaksuar teksa mbante me një dorë vogëlushin, ndërsa dorën tjetër e kishte në xhep. Sakaq, vogëlushi Santiago dukej shumë i qetë dhe e nderoi mamin, duke mos qarë përpara paparacëve.

Share With:
Translate »
776 Views