Nuk do ta besoni! Ardit Gjebrea zbulon kush do ta prezantojë “Këngën Magjike 2025”!
Ardit Gjebrea ka festuar së fundmi 62-vjetorin e lindjes, i rrethuar nga familja dhe miqtë më të afërt. Por përveç urimeve dhe emocioneve, ai kishte edhe një surprizë të madhe për ndjekësit!
Në një video të postuar në Instagram, ku shfaqet përkrah vajzës së tij, Ana Gjebrea, producenti dhe drejtuesi i “Kënga Magjike” zbuloi se prezantuesja e edicionit të vitit 2025 do të jetë pikërisht Ana!
Ky edicion nuk është një edicion dosido – “Kënga Magjike 2025” shënon 25-vjetorin e festivalit, një moment i rëndësishëm për Arditin dhe gjithë historinë e muzikës shqiptare moderne. Të gjithë sytë tani janë te Ana, e cila do të mbajë për herë të parë këtë rol të madh në një nga ngjarjet më të mëdha të skenës shqiptare.
