Nuk do ta besoni kurrë, në këtë foto joshëse Arbenita ka qenë 3 muajshe shtatzënë

Arbenita dhe Fero po presin fëmijën e tyre të parë dhe lajmi është konfirmuar sot nga vetë modelja.

Modelja publikoi edhe disa foto të bëra gjatë ditës së saj të celebrimit me Feron. Ajo shfaqet me fustanin e kuq dhe barkun e rrumbullakosur e ka zbuluar se fëmija do të vijë në jetë më shpejt nga ç’e mendonim. Modelja ka treguar se është 8-muajshe, që do të thotë se ajo do të bëhet nënë muajin e ardhshëm.

Për gjithë këto kohë Arbenita ka arritur ta fshehë shtatzëninë e saj në formën më të mirë të mundshme. Në rrjete sociale ajo ka publikuar foto të saj të vjetra, por një pjesë prej tyre duket se janë bërë edhe gjatë kohës që ajo ka qenë shtatzënë, por barku nuk i dukej ende. Së fundmi Arbenita ka publikuar në Instagram një foto të saj, ku barku i duket i sheshtë dhe ka sfiduar ndjekësit e saj ta gjejnë sa muajshe ka qenë aty.

Në foton që gjeni në fotogalerinë e mësipërme Arbenita ka qenë në fillimet e shtatzënisë së saj, më ekzaktësisht 3-muajshe. Ndërkohë edhe sot që është drejt fundit të pritjes së ëmbël, Arbenita duket në formë perfekte fizike dhe me siguri shumë shpejt ajo do t’ju rikthehet linjave të saj, pasi të sjellë në jetë vajzën që po pret.

Share With:
Translate »
400 Views