Nuk do ta besoni sa muajshe ishte Remzie Osmani kur filloi të ecte

10 gjëra shumë interesante i ka zbuluar këtë të shtunë në Prive, këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani. Ajo tregoi sa muajshe ishte kur filloi t’i bënte hapat e parë, foli për një dhunti që ia ka dhënë Zoti, poashtu tregoi në cilat lëndë nuk ishte e mirë kur ka qenë në shkollë. Remzia tregoi se ka filluar të ecë që 7 muajsh. Madje ajo nuk e besonte kur familjarët i thonin se ecte që në atë moshë. Për këtë arsye ajo bëri disa kërkime në internet dhe u bind kur i rezultoi që mund të ndodhte diçka e tillë. Madje që në atë moshë Remzia kishte filluar të fliste edhe disa fjalë. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
632 Views