“Nuk duam hakmarrje”, mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit, nëna: Thoshte se do bëhej futbollist!

Një tragjedi që ka pikëlluar mbarë Shqipërinë ajo e Martinit të vogël, që në moshën 14-vjeçare u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij.

Gazetarja e Top Channel Kristi Gongo ka biseduar sot me prindërit e Martinit, të cilët për herë të parë flasin pas ngjarjes, ndërsa mesazhi që japin është fisnik!

“Nuk duam hakmarrje”, thonë ata.

“Ishte shumë fëmijë i dashur, ku ta gjej djalin unë? Martini thoshte do bëhem futbollist i madh”, tha mes lotësh nëna e tij.

Të pyetur në familja e autorit të dyshuar u ka kërkuar falje, ata shprehen: Deri tani nuk kemi asnjë informacion.

“Ne nuk jemi njerëz që duam hakmarrje, duam paqe duam të punojmë, ne duam të largohemi nga këtu, të shkojmë në SHBA te vëllai im. Mos i ndodhtë askujt. Dua ti jap mesazh njerëzve, askush nuk do ta bëjë djalin kriminel, këtë e besoj”, u shpreh i ati.

Intervistën e plotë do të mund ta ndiqni sonte në Top Story në orën 21:00, në Top Channel.  

Share With:
Translate »
90 Views