Nuk e fsheh më: Edi Rama zbulon për herë të parë portretin e Zahos
Zaho Rama po bën 4 vjeç, por fytyrën e vogëlushit nuk e kemi parë ende pasi Kryeministri Edi Rama është kujdesur gjithmonë ta ruajë privatësinë. Ndonëse poston shpesh foto e video me djalin, të gjitha kanë qenë me shpinë e kështu është ngjallur edhe më shumë kuriozitet si duket Zaho.


Pas kaq shumë kohësh, kryeministri ka vendosur ta zbulojë vetë për herë të parë portretin e Zahos duke publikuar një video në Instastory ku vogëlushi shihet duke luajtur me top.

I veshur me fanellën e skuadrës së Juventus Zaho duket shumë i lumtur teksa vrapon pas topit dhe siç kemi parë edhe nga postimet e tjera të kryeministrit, vogëlushit i pëlqejnë shumë sportet.