“Nuk e imagjinoj veten shtatzënë”, Demi Lovato planifikon të birësojë një fëmijë

Demi Lovato foli më shumë për planet e saj për të ardhmen dhe për të krijuar familje.

Kam menduar plotësisht që do të isha e martuar, ndoshta shtatzënë, deri tani“, tha ajo gjatë episodit të së të shtunës në podcast-in “The Joe Rogan Experience”.

28-vjeçarja zbuloi se dëshiron të birësojë një fëmijë. E pyetur nëse do të ketë fëmijë, ajo tha “unë dua të birësoj, më shumë se gjithçka“.

Po ashtu, foli për pasiguritë, pas marrëdhënieve të kaluara. “Nuk e di, unë isha fejuar me një burrë vitin e kaluar,” tha këngëtarja për lidhjen e saj të kaluar me ish Max Ehrich. “Kam menduar plotësisht që do të isha i martuar, mbase shtatzënë, deri tani. Dhe nuk është kështu … Unë e di që jeta ime nuk po shkon sipas planit tim“.

Ajo vazhdoi, “Kështu që, unë mund të ulem këtu dhe të them, po, do të doja të kisha fëmijë.  Por nuk e di, sepse kjo mund të ndryshojë javën e ardhshme. Mendoj se në këtë moment, dua të adoptoj, me siguri”.

Artistja e “Dancing ëwth the Devil” doli si paneksuale gjatë intervistës, pasi foli për eksperiencat e saj seksuale në të kaluarën. “Unë gjithashtu nuk e di nëse do të përfundoj me një djalë, kështu që unë nuk mund ta shoh veten duke mbetur shtatzënë. Unë nuk e di. Unë jam kaq e paqëndrueshme tani, dhe një arsyes është sepse isha super e mbyllur më parë”.

Në një intervistë të mëparshme, Demi tha se u lidh me një vajzë dhe ndiehej si: “Më pëlqen kjo shumë më shumë. Ndihesha mirë”.

Share With:
Translate »
344 Views