Nuk e ka pranuar shtatzëninë, aktorja fotografohet me barkun e rrumbullakosur
Sophie Turner dhe Joe Jonas do të bëhen prindër për herë të parë së shpejti. Lajmi u bë i ditur në muajin shkurt, disa kohë pas dasmës së çiftit të famshëm. Por Joe dhe Sophie nuk e kanë konfirmuar shtatzëninë publikisht.
Mirëpo, tani nuk ka më vend për dyshime. Sophie është fotografuar me barkun e rrumbullakosur. Në disa foto të siguruara nga paparacët, Sophie duket e qetë teksa shëtit e veshur me shumë stil, duke e ekspozuar pa problem barkun.
Duke marrë parasysh natyrën e rezervuar të çiftit, besojmë se do ta marrim vesh vonë kur bebushi të vijë në jetë.