“Nuk e kam nga shtatzania” Sara Hoxha flet mbi problemet me peshën që ka patur në adoleshencë
Bukuroshja shqiptare ka publikuar së fundi një foto ku shfaqet e shtrirë në plazh, duke shijuar panoramën e detit me një gotë kapucino.
Por ajo që vumë re në foton e publikuar në Instastory, janë strijat në pjesën anësorë të kofshëve, që kanë nisur t’i formohen Sarës, pas shtimit në peshë.
![]()
Mirëpo, si duket ky postimi i Sarës ka shkaktuar disa polemika dhe paqartësi, të cilat e kanë detyruar bukuroshen të sqarojë postimin e saj të mëparshëm.
Ajo ka shpërndarë një tjetër foto në Instastory ku sqaron se ato quhen strija, jo celulit sikundër e kanë quajtur disa persona e media. Po ashtu, ajo bën me dije se në fakt nuk janë problem i shtatzënisë por janë si pasojë e lëkundjve të mëdhaja të peshës së adoleshencës.
Pra, si duket bukuroshja shqiptare paska pas disa probleme me peshën në të shkuarën dhe kjo është hera e parë që na e rrëfen këtë gjë.
E para: Këto quhen strija dhe jo celulit!
E dyta: Nuk më janë bërë gjatë shtatzzënisë, por janë pasojat e lëkundjeve të mëdha të peshës gjatë adoleshencës.
E treta: Janë shumë të rralla femrat që nuk kanë strija. Kështu, më mirë mësoni t’i doni ato dhe të ndiheni mirë me lëkurën tuaj. Kjo stigmë duhet të thyhet.
![]()
Ky mesazh është tepër i bukur dhe është për t’u vlerësuar fakti që Sara po e bën publike këtë gjë pa e vrarë shumë mendjen se çfarë thonë të tjerët!
Dyshja po i kalon këto ditë të pritjes së ëmbël në bregdetin shqiptar, larg frikës nga koronavorusi në Kosovë, ku situata është më shqetësuese.
Pak ditë më parë Sara dhe Ledri zbuluan se janë në pritje të një vajze dhe të gjithë janë kuriozë për detaje të mëtejshme! E kanë menduar vallë emrin?