Irgen Çela nuk është burrë zakoni, por ka një problem me pelenat …

Nuk është e vështirë të hyjë në rol, përkundrazi, personazhi është gjëja më e lehtë që mund të bëjë Irgen Çela, Xhoda, siç e njohin të gjithë, ama para fëmijëve të Piter Panit nuk është edhe aq e thjeshtë; t’i menaxhosh shpërthimet e tyre emocionale, impulsivitetin e çdo gjë të paparashikuar që mund të nxjerrin.

Sonte, me fëmijët e Piter Panit, Irgen Çela u përball me pyetjet e fëmijëve, të cilët s’mund ta anashkalonin edhe rolin e tij si baba.

Kështu, pasi e ngacmuan për rolet në “Portokalli”, fëmijët e pyetën aktorin e njohur edhe sa baba i mirë është për të birin, a ka treguar ai kujdes, qoftë edhe për t’i ndërruar pelenat atij apo ka qenë një burrë zakoni?

Po, ia kam ndërruar pelenat, por vetëm një herë. Vetëm një herë, jo sepse jam burrë zakoni, por sepse kam një problem me aromat….” – tha Irgeni për fëmijët.

Share With:
Translate »
425 Views