Nuk është kurrë vonë për tatuazhin e parë, as kur je 62 vjeç, si Madonna! Kuptimi i tij është kaq i veçantë
Ajo është njohur gjithmonë për stilin e saj ekstravagant. E dinit që pop-ylli, Madonna nuk ka bërë kurrë një tutuazh më parë? 62-vjeçarja mesa duket ka vendosur që tatuazhi i parë të jetë një dedikim për 6 personat më të shtrenjtë në jetën e saj.
Këngëtarja me famë botërore, ka shkruar në kyçin e dorës inicialet e 6 fëmijëve të saj: Lourdes, 24 vjeç, Rocco, 20, David, 15, Mercy, 14 dhe binjaket 8-vjeçare, Estere dhe Stella.
Në foton e publikuar në Instagram, Madonna e buzëqeshur tregoi kyçin e dorës, ku dallohen shkronjat: “L R D M E S”.