Nuk fshihen më! Ledri na e tregoi vetë sa nur i ka falur shtatzënia Sarës dhe ne sytë zemra!

Ledri dhe Sara kanë pushtuar mediat muajit e fundit, jo vetëm me konfirmimin e marrëdhënies së tyre, por edhe me shtatzëninë e Sarës.

Sipas zërave bebushi do të jetë vajzë dhe pritet të vijë në jetë në fund të muajit nëntor ose në fillim të muajit dhjetor.

Megjithatë, çifti ende nuk e ka konfirmuar lajmin, ndonëse Sara është parë lart e poshtë me barkun e rrumbullakosur, madje ka shfaqur edhe shenjat e shtatzënisë siç është uria e tepërt.

Mbrëmjen e sotme Ledri ka ndarë një video me Sarën ku janë duke darkuar në ditëlindjen e mikut të tyre, teksa Sara shfaqet në krye të tavolinës duke ngrënë.

Tashmë barku i Sarës arrihet të dallohet qartazi, e po ashtu shtatzënia ka dhënë shenja edhe në fytyrë, teksa nuri që ka marrë Sara është i dukshëm.

Shefi nkry ttavolinës, ka shkruar Ledri

Më herët ditën e sotme mamaja e Ledrit na tregoi disa sekrete rreth nuses së saj, si për shembull pasionin për gatimin, apo takimin e tyre të parë. (Lexo këtu)

Nuk e dimë ende se kur çifti do na e konfirmojë lajmin me ndonjë foto kopertinash, por mezi po presim

Share With:
Translate »
14912 Views