“Nuk i kam zënë babain në gojë” Flet mësuesja që u godit me karrige nga gjimnazisti!
Majlinda Palushi, mësuesja që u dhunua nga nxënësi i saj, pak ditë më parë në shkollën ‘Hydajet Lezha’ në Lezhë, ka folur lidhur me ngjarjen.
Në një lidhje në emisionin “Me Zemër të Hapur”, ajo tha se nuk kishte qenë në gjendje të fliste pasi ka qenë në gjendje shoku. Mësuesja ka pretenduar se gjatë debatit me nxënësin nuk ka përmendur babain e tij të vdekur por babain e saj.
“Nuk i kam zënë babain në gojë. Ai u kujtua pas 5 minutash pasi zura unë benë. Unë u kapa me kushërini e tij. Ai po bënte video. Ata po qeshnin. Dhe unë u kërkova që mos të qeshnin, u thashë; dilni jashtë. I thashë dil jashtë dhe kur po merrja fletoren, ai ma mori dhe më shtyu.
Mora telefonin të thërras policen e shkollës, për çdo incident. Policja s’më doli fare. Më duket se nuk ishte në telefon. Nxënësit nisën duke qeshur, kryesisht kushëriri i tij. Në këtë kohë unë i thashë: vazhdojmë.
Vazhdoi të bënte ilaritet…. “Yyyy s’të erdhi policia”- më tha..Unë ia ktheva dhe i thashë; ti e ke marrë kot vitin. Në këtë debat e sipër kur ai më tha; ‘do më kalosh edhe këtë vit’. Dhe unë në ngarkesë e sipër; ‘në eshtra të babës tem’, s’kam përmend babain e tij.
E kam përmendur te tavolina e tij babën tim. S’ja përmenda babën. Kam shkuar te tabela dhe u mora me nxënësit që kisha në tabelë. S’i kujtova babain,”-deklaroi mësuesja.