Nuk i kishim dëgjuar kurrë, ja si tingëllojnë zërat e Princit George, Louis, dhe Princeshës Charlotte përpara kamerave

Çuditërisht, Kate dhe William postuan një video në të cilën fëmijët e tyre flasin me Sir David Attenborough për kafshët.

Fëmijët e Kate Middleton dhe Princit William kanë treguar se kanë vetëbesim përpara kamerave njësoj si përpara aparateve fotografikë. Të tre princërit u bënë gazetarë për një ditë dhe intervistuan Sir David Attemborough, duke i bërë pyetje në lidhje me natyrën, ruajtjen e specieve dhe mbrojtjen e kafshëve që po zhduken.

Për herë të parë të tre vogëlushët e familjes mbretërore janë bërë protagonist për një çështje të rëndësishme siç është mbrojtja e natyrës. Me siguri mund ta dëgjoni dhe ju princin Louis (2 vjeç e gjysmë)i cili si të gjithë fëmijët e vegjël ende i shqipton fjalët me vështirësi dhe përkëdheli.

George dhe Louis i duan dinozaurët dhe nuk është rastësi që gjatë takimit të tyre Sir David i dha princit George një dhëmb dinozauri prehistorik.

Charlottës i pëlqejnë merimangat! Në pyetjen drejtuar historianit  ajo e pyet atë saktësisht nëse e kanë të përbashkët këtë pëlqim për merimangat.

Kjo ishte hera e parë që dëgjohej zëri dhe e folura e të tre fëmijëve të Kate dhe William.

Share With:
Translate »
434 Views