Nuk janë nënë e bijë, janë motra dhe i njihni të gjithë

Ditën e sotme Khloe Kardashian feston ditën e lindjes dhe urimet më të bukura sigurisht që ja kanë bërë motrat e saj. Familja Kardashian-Jenner janë të njohur më shumë se për çdo gjë tjetër, për raportin e ngushtë që kanë me njëri-tjetrin. Ata janë gjithmonë aty për të ndihmuar dhe nxjerrë nga situatat e vështira një person të familjes së tyre.

Sot në ditën më të rëndësishme për Khloen, motra e saj e vogël ka zgjedhur ta urojë me një foto nga fëmijëria. Në shkrepjen e papublikuar më parë, Kylie shfaqet mbi gjoksin e motrës kur ishte vetëm një foshnje. “Khloe nuk ka as kohë as distancë që do e prishte lidhjen e fortë që ne kemi. Ndihem me fat që të kam motrën time. Faleminderit pët dashurinë, kujdesin dhe të qeshurat që na ke dhuruar ndër vite. Jeta ime nuk do të ishte e njëjta pa ty. Ndihem e bekuar që këtë rrugëtim të jetës e kemi kaluar bashkë sepse nuk do ketë kurrë një të dytë si ti. Gëzuar ditëlindjen”,-shkruan Kylie.

Edhe njëherë tjetër, e vogla e familjes ka zgjedhur fjalët e duhura për të uruar motrën e saj, e cila më shumë se kurrë në këto momente ka nevojë për mbështetje.

Share With:
Translate »
499 Views