“Nuk justifikoj braktisjen e fëmijëve”, Ledion Liço i dërgon mesazhin e qartë Sarës përmes ekranit
Mes lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi për ndarjen e Ledion Liço dhe Sara Hoxha, si dhe për nisjen e një romance të re të kësaj të fundit me Erion Ginën, një deklaratë e moderatorit gjatë spektaklit Big Brother VIP Albania ka nxitur diskutime të shumta në rrjet.
Komentet e tij për “braktisjen” e familjes u interpretuan nga shumë ndjekës si një “kunj” ndaj ish-partneres, megjithëse moderatori u tregua i rezervuar. Deri më tani, Sara Hoxha nuk ka reaguar publikisht lidhur me këto aludime.
Kujtojmë se Ledion Liço dhe Sara Hoxha janë prindër të tre fëmijëve: dy djemve, London dhe Roman, si dhe vajzës Ruya Roe.
Gjatë një momenti në spektakël, moderatori u shpreh me tone të forta për përgjegjësinë prindërore, duke thënë:
“Unë jam i pari që nuk justifikoj asnjë prind që braktis fëmijën e vet, përkundrazi e gjykoj me forcë të madhe. Po ashtu, jam thellësisht kundërshtues ndaj kësaj narrativës së kohëve të fundit ‘është OK të vazhdosh jetën tënde, të zgjedhësh jetën tënde…’ Jo, në fakt! Nuk është ok, sepse dikur more një vendim, bëre një premtim. Zgjodhe të kishe një fëmijë dhe nuk është ok që krejt papritmas të zgjedhësh veten”.