‘Nuk ka ditë që nuk zihemi’. Erioni dhe Ajlini tregojnë anën tjetër të martesës
Aktori i humorit dhe njëherësh kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai dhe bashkëshortja e tij Aljin Petrela ishin të ftuarit e rubrikës “Gjysma ime”, tek “E Diela Shqiptare”. Sigurisht që folën për pjesën e bukur të historisë së gjatë të dashurisë, për njohjen, dasmën, vajzat e tyre, por folën edhe për anën tjetër të martesës. Folën për zënkat që janë gati të pashmangshme mes një çifti me dy fëmijë.

“Zihemi gjithmonë. Nuk ka ditë që ne nuk zihemi. Mark Twain ka një shprehje shumë të bukur që thotë “Në familjen tonë kur unë dua të bëj një gjë dhe gruaja ime do të bëjë një gjë tjetër dhe bëhet ajo që do gruaja, këtë ne në familje quajmë kompromis”. Edhe ne në familjen tonë këtë quajmë kompromis, kur bëjmë atë që do Ina”, tregoi Erioni me pak humor dhe shumë sinqeritet.