Nuk ka gëzim më të madh se kaq për Sarën | Video
Jo vetëm në ditë festash, siç ishte së fundmi Dita e Falenderimeve, por në çdo ditë të vitit Sara Hoxha nuk harron të falenderojë Zotin për dhuratat e çmuara që i ka dhuruar. Prej 8 muajsh tashmë ajo është bërë nënë, ndjesia më sublime që femra mund të përjetojë. Fati tjetër i madh i saj është bashkëshorti, Ledioni, i cili krahas angazhimeve të mëdha profesionale, gjen gjithmonë kohë të çmuar për ta shpenzuar me familjen e tij të re. Prej disa ditësh ata kanë nisur një tur europian dhe ndalesa e rradhës është Londra, ku po shikojnë një koreografi me personazhe të animuar në rrugë. Sara ka ndarë me ne këtë video, ku babi Ledioni dhe Londoni duken tepër të përqendruar e po e shijojnë pafund, pamje perfekte që mbush mami Sarën. /Kids’ Time/