Nuk ka më dyshime! Kjo foto vërteton se Olta Gixhari është shtatzënë për herë të dytë
Olta Gixhari shtatzënë? Është pyetja që së fundmi po bën xhiron e rrjetit.
Fillimisht lajmet filluan të qarkullonin për shkak të disa fotove të aktores, ku duket qartë barku i saj i rrumbullakët.
Dyshimet për këtë, janë shtuar pasi këtë javë aktorja ka udhëtuar drejt Valencias, ku tha se ka kryer disa analiza rutinë ndërsa duket qartë barku i saj i rrumbullakët.
Megjithëse fansat janë të bindur se aktorja është shtatzënë, Olta e cila pas daljes nga “Big Brother Vip” ka qenë shumë e angazhuar në xhirimet e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” dhe tashmë si anëtare e jurisë së “Dancing with the Stars” akoma nuk ka reaguar në lidhje me këto lajme.
Ish-banorja e “BBV” është nënë e një djali, Amar, ndërsa gjatë gjithë qëndrimit në këtë reality shoë ka shprehur dëshirën e madhe që ka për të sjellë në jetë edhe një fëmijë tjetër.