“Nuk kaloj kohë mjaftueshëm me ta”/Nick Canon rrëfen vështirësitë e të qënurit baba i 11 fëmijëve

Nick Cannon ka pranuar se ndihet “fajtor” për shkak se nuk mund të kalojë mjaftueshëm kohë me fëmijët e tij.

Prezantuesi i njohur aktualisht ka 11 fëmijë teksa po pret dhe të 12-in dhe po lufton që të balancojë karrierën e tij dhe kohën me fëmijët.

“Duke qenë baba i shumë fëmijëve, faji më i madh është gjithmonë mbi mua që nuk kaloj mjaftueshëm kohë me të gjithë fëmijët e mi,” tha Cannon gjatë një episodi të ” The Checkup ëith Dr. David Agus ” të Paramount+.

“Për shkak se jam duke punuar vazhdimisht,” vazhdoi ai.

42 vjeçari, ndan binjakët 11-vjeçarë Moroçan dhe Monroe me ish-bashkëshorten Mariah Carey. Ai ndan tre fëmijë me ish-Brittany Bell,  Golden, Princess dhe Rise.

Ai ndan gjithashtu djemtë binjakë 18 muajsh Zion dhe Zillion dhe vajzën Beautiful Zeppelin me Abby De La Rosa.

Cannon ka një djalë 5 muajsh Legendary Love me Brie Tiesi dhe një vajzë 3 muajshe Onyx Ice me LaNisha Cole.

Prezantuesi i “Wild ‘N Out” dhe djali i Alyssa Scott, Zen, vdiq nga kanceri në tru kur ishte vetëm 5 muajsh.  Cannon dhe Scott tani janë në  pritje të fëmijës së tyre të dytë  së bashku.

   

Share With:
Translate »
140 Views