”Nuk kisha lek të ushqeja vajzat, babai i tyre nuk përgjigjej” Këngëtarja Eli Malaj qan në emision, rrefen historinë e tmerrshme
E ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ përballë moderatores Ester Bylyku, ka qenë këngëtarja e mirënjohur Eli Malaj, e cila është bërë virale në internet pas performancës së këngës ‘Jeta prap vazhdoi’.
Ndër të tjera, ajo rrëfeu dhe historinë e vështirë të jetës së saj. Eli u shpreh se i ka rritur e vetme të dyja vajzat e saj, pa asnjë mbështetje financiare nga ish-partneri.
Kjo histori madje ka qenë aq e vështirë për të për tu treguar, sa u përlot teksa fliste.
Ester Bylyku: Cili ka qenë momenti yt më i vështirë financiar si nënë beqare?
Eli Malaj: Ka patur shumë momente të vështira, sepse i kam rritur e vetme vajzat. Babai i tyre nuk është përgjigjur. Mund të them se momenti më i vështirë për një prind është kur nuk ka para të ushqejë fëmijën.
Unë vajzat i kam rritur me qumësht të blerë në farmaci. Dhe ka patur momente që nuk mund t`i lija as qumësht dhe as panolina.
Ester Bylyku: Po me babain e vajzave a mban konktakte sot? Ndoshta për të diskutuar ndonjë vendim të rëndësishëm për fëmijët.
Eli Malaj: Jo nuk kemi shumë kontakt. Vajzat tani janë të rritura, dhe mbajnë vet kontakt me babain e tyre.
Në vijim, këngëtarja foli për herë të parë për ish-partnerin e saj: ‘Për ta sqaruar. Unë nuk kam qenë asnjëherë e martuar. Kam dashur të kem dy fëmijë me të njëjtin baba, dhe kështu ndodhi.
Unë jam këngëtare, dhe jam në dasma e koncerte, pra jam në lëvizje. Nuk kam qenë gati për një martesë. Por kurrë nuk them kurrë.’
Për të ndjekur intervistën e plotë, së bashku me performancën e dy këngëve live, klikoni linkun e mëposhtëm: