“Nuk mund ta besoj se je 2-vjeç”, Kim Kardashian i dedikon fjalët më të ëmbla vajzës së saj për ditëlindje

Vajza e vogël e Kim Kardashian ka festuar 2-vjetorin e saj. Ndryshe nga çdo herë tjetër miliarderja ka zgjedhur të publikojë disa foto të vogëlushes, ku shfaqet mjaft e qeshur dhe e ëmbël.

“Gëzuar ditëlindjen vajza ime e ëmbël Chicago. Unë nuk mund të besoj se tashmë je 2-vjeç. Ti sjell kaq shumë gëzim në jetën tonë. Unë dua të shikoj se si rritesh çdo ditë. Vajza ime e zgjuar dhe e lezetshme mami të do përgjithmonë”, ka shkruar 39-vjecarja krah postimit të saj në ‘Twitter’.

Edhe fansat e klanit ‘Kardashian-Jenner’ nuk kanë hezituar ta urojnë Kim në këtë ditë speciale. Kujtojmë se ajo është nënë e 4 fëmijëve Saint West, Psalm West, North West dhe Chicago West.

Share With:
Translate »
540 Views