‘Nuk mund të refuzoj, i bie t’ua prish tre gocave’/ Premtimi që Rama i bëri Eni Vasilit

Në mbyllje të emisionit, kryeministri Edi Rama i ka bërë një premtim gazetares Eni Vasili, e cila e ftoi të jetë i pranishëm në OPEN edhe një mbrëmje tjetër, para zgjedhjeve të 25 prillit.

Kreu i qeverisë tha se nuk mund të refuzonte, pasi i bie të kundërshtonte tre goca, duke iu referuar shtatzënisë së moderatores, që pret të sjellë në jetë dy vajza binjake.

“S’kam asnjë mundësi të ta prish, se i bie t’ua prish tre gocave. Mund ta prishja ty, por jo tre gocave. Është bekim .”, tha Rama në mbyllje të emisionit.

'Nuk mund të refuzoj, i bie t'ua prish tre gocave'/ Premtimi

Share With:
Translate »
598 Views