Nuk mundi ta fitonte betejën! Humb jetën nga Covid-19, foshnja 37 ditëshe në Greqi

Në Greqi ditën e sotme është shënuar viktima më e re e pandemisë së Covid-19. Ai nuk kishte ndonjë sëmundje bashkëshoqëruese, por tregoi simptoma të rënda disa ditë pas lindjes së tij. Foshnja e cila ishte shtruar në spital ishte i seksit mashkull vetëm 37 ditësh dhe u kurua në Spitalin e Fëmijëve “Agia Sofia”. Siç thuhet nga protothema.gr, i porsalinduri u shtrua me ethe në spitalin pediatrik, në të gdhirë të së Shtunës, më 13 Shkurt. Foshnja shoqërohej nga gjyshja e tij dhe qëndroi në klinikën Covid-19 për disa ditë, por gjendja e tij u përkeqësua dhe më 18 shkurt kur ai u shtrua në Njësinë e Kujdesit Intensiv të spitalit, “Aglaia Kyriakou”. Për 17 ditë u zhvillua një betejë e madhe për të luftuar infeksionin Covid-19, por pa një rezultat pozitiv.

Share With:
Translate »
380 Views