“Nuk paguan…”- Jonida Maliqi hedh në gjyq ish-bashkëshortin, çfarë ndodhi mes ish-çiftit 8 vite pas ndarjes?

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka hedhur në gjyq ish-bashkëshortin e saj dhe shkak është bërë mospagesa e pensionit ushqimor ndaj djalit të tyre.

jonida maliqi

 

Mësohet se ndaj Dan, i cili ka nevoja për përkujdesje të veçanta për shkak të gjendjes shëndetësore, ish-bashkëshorti i këngëtares duhej të paguante 2 mijë euro në muaj.

Duke qenë se marrëveshjes pas zgjidhjes së martesës, ai nuk i është përmbajtur, Maliqi i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një kërkesëpadi.

Siç tregojnë dhe pamjet, këngëtarja duket duke dalë nga dyert e gjykatës, e shoqëruar nga avokati i saj.

Shiko VIDEON  

Në kërkesëpadi theksohet se kur ka ndodhur divorci ish-bashkëshorti ishte pronar ose bashkëpronar i shumë pasurive, sidomos të paluajtshme të ndodhura në shumë lokalitete të Shqipërisë, që mund të vlerësoheshin në masën 3-4 milionë euro.

Ish-çifti kanë konflikt dhe për apartamentin Jonida Maliqi me Dan-in i cili si pronë rezulton “banesë bashkëshortore”, por siç thotë në kërkesëpadi këngëtarja, biznesmeni nuk respektoi as marrëveshjen për të blerë një apartament të ri për të dhe të birin.

Share With:
Translate »
73 Views