Nuk paguan për të birin, por i jep para të dashurës dhe fëmijës së saj?! Akuza të reja për Majk…

Reperi Majk i dha fund lidhjes me partneren e tij, Majlinda Zeka, në kohën kur ajo ishte shtatzënë. Pavarësisht se çifti u pa shpesh bashkë gjatë asaj periudhe apo edhe më vonë kur Roan erdhi në jetë, secili vazhdoi jetën të ndarë. Majk pranoi atësinë e djalit të tij me Majlindën, ndërsa kur e viziton nuk ngurron që të publikojë foto me të. Por veç dhuratave që blen për të, Majk duket se nuk kujdeset për Roan nga ana financiare. Rreth 3 vite më parë, Majlinda u pyet nga një ndjekës në Instagram:

A kujdeset financiarisht babai i Roanit për djalin e tij? P.S. Je nënë perfekte dhe moderne.

Mjalinda u përgjigj shkurt:

Jo nuk kujdeset

Ndërkohë, fansat janë të shqetësuar që diçka e tillë vazhdon të ndodhë. Në faqen e vogëlushit Roan në Instagram, në fotot e vjetra që ai ka me të atin, Majk, komentuesit shprehen të nxehur me reperin, pasi ai nuk paguan ende detyrimet ekonomike që i përkasin për rritjen e të miturit.

Vlen për t’u përmendur se përpos karrierës ku me të vërtetë është shumë i suksesshëm, Majk shpesh është bërë kryefjalë e portaleve për jetën e tij private. Gjithmonë është komentuar për vajza të ndryshme me të cilat ai mund të ketë qenë në një lidhje.

Në fotot dhe mesazhet që kanë mbërritur vetëm pak më parë në redaksinë e TAR, Majk akuzohet se jo vetëm që nuk paguan për rritjen e djalit të tij të mitur, por përkundrazi ai është në një lidhje me një grua, të cilën e ndihmon ekonomikisht në rritjen e fëmijës së saj.

Share With:
Translate »
154 Views