“Nuk po qaj..”, e gjithë familja Vula gjen fjalët më të ndjera për ditëlindjen e Poit
Dita e sotme përkon me një datë shumë të rëndësishme në familjen e Ledrit dhe Sarës. Poema e vogël ka ditëlindjen!
Babi Ledri ka publikuar në Instagam një video-kolazh me disa nga momentet më të bukura me Poin dhe ju sigurojmë që janë pamjet më të ëmbla që mund të shihni sot.
“Gëzuar ditelindjen shpirti i babit”, ka shkruar reperi.
Dhe komenti i Sarës përshkruan reagimin e të gjithëve ne sapo pamë videon.
“Unë nuk po qaj, po ti?”

Padyshim nuk kishte si të mungonin dhe urimet e ngrohta nga gjyshërit e Poit.
“Zemra e Dadës. Të don dada qum”, ka shkruar babi i Ledrit teksa ka publikuar një foto ku shfaqet me Poemën në krahë.
Ndërsa Xheraldina, teksa i dedikoi fjalët më të ëmbla gëzimit të familjes, përmes videos së postuar na tregoi se si gjyshe-mbesë i kalojnë mbrëmjet: duke kënduar e duke “diskutuar” së bashku.
“Fryma e bukur e nanit, zemër e dritë të ka nani. U rritsh e shëndetshme me plot dashni. Të don nani shumë”, ka shkruar moderatorja.
Por si po e feston Poi 2 vjetorin e saj?
Me miqtë e saj të vegjël në shtëpi.