Nuk shkoi në përkujtimoren e gjyshit Philip, por Harry e Meghan Markle do të marrin pjesë në dasmën e djalit të Beckham
Zemërimi i britanikëve për mospjesëmarrjen e Princit Harry në përkujtimoren e gjyshit të tij Philip në Westminster dihet tashmë. Por jo vetëm kaq, Dukët e Sussex-it nuk kanë shprehur asnjë fjalë në kujtim të bashkëshortit të Mbretëreshës Elizabeth, por duket se ata do të jenë të pranishëm javën e ardhshme në dasmën e Brooklyn Beckham me Nicola Peltz
Harry dhe Meghan do të ishin të ftuarit e nderit në festën e madhe të organizuar në Florida.
Me pak fjalë teksa nuk kanë marrë pjesë në përkujtimoren e Princit Filip, duke dhënë justifikime jo të besueshme për arsye të lidhura me sigurinë, dukët e Sussex do të jenë në Florida në 9 prill në martesën e djalit të David dhe Victoria Beckahm.
Brooklyn do të martohet me artisten Nicola Peltz në vilën në Palm Beach ku do të jenë të ftuar shumë yje të Hollywood. Harry dhe Meghan janë konsideruar si miq shumë të ngushtë të ish futbollistit anglez dhe të ish anëtares së grupit Spice Girl.