Nur shtatzanie, Lolita shkëlqen në foton e fundit…
Lolita Begolli, bashkëshortja simpatike e këngëtarit të njohur, Besnik Qaka, ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi ku shfaqet e veshur e gjitha në të zezë, ndërsa në sy bie barku i rrumbullakosur. Lolita mezi po pret të bëhet nënë, të paktën kështu e thotë edhe shkrimi që i ka lënë fotos. “Dhurata më e madhe në jetë”- ka shkruar ajo. Ndryshe, kujtojmë se vokalisti i grupit “NRG Band”, Besnik Qaka dhe Lolita Begolli me 30 shtator të vitit që lamë kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Dyshja organizuan një dasmë madhështore me shumë të ftuar, e cila mori vëmendjen e mediave.
