Nusja e Donald Trump nxjerr djalin 5 vjeç në mes të stuhisë që ka përfshirë Amerikën: ‘Po ndërton karakterin’

Lara Trump është vënë nën kritika pasi ajo postoi një video në rrjetet sociale të djalit të saj pesëvjeçar duke ngarë një karrocë në shi, ndërsa uragani Ian shpërtheu në Florida.

Lara, nusja e Donald Trump jeton në Jupiter, Florida me burrin e saj Eric Trump dhe djalin e tyre të vogël, Luke.

Në video, Luke mund të shihet duke mbrojtur sytë dhe duke shtrënguar gjunjët teksa drejton automjetin e tij përmes shiut të dendur

“Mendova se gjërat do të ishin më të relaksuara, por duket se ne po ndërtojmë karakter këtu. Qëndroni të sigurt të gjithë”, ka shkruar Lara në mbishkrimin e videos.

Në video dëgjohet Lara duke e inkurajuar edhe më shumë djalin e saj duke thënë: “O Zot, Luka, hajde, mund ta bësh, jepi”.

Eric Trump, megjithatë, i pyetur nga “DailyMail.com” qëndroi pranë gruas së tij. “Qiejtë u hapën ndërsa ata po shëtisnin qentë”, tha Eric për videon.

“Shi ra nga hiçi dhe ata ishin 50 metra larg shtëpisë sonë. Ne postuam një tjetër video të vajzës sonë duke qeshur në shi dhe ishin vetëm dy fëmijë që argëtoheshin. Çdo kritikë është e egër dhe qesharake, uragani është 250 milje larg në bregun perëndimor dhe ne jemi në bregun lindor”, tha Eric, i cili mbështeti gruan e tij.

Share With:
Translate »
123 Views