Nusja i helmoi nënën, i riu nuk takon dot të bijën që rritet në burg: Kam shumë mall për të

Tronditi mbarë opinionin publik në fillim të këtij viti vrasja e Lirije Lamit nga nusja e saj, Marjana Cmeta e cila e helmoi me lëng portokalli e më pas e mbyti me duar. Krimi u zbulua nga një video e regjistruar nga hoxha ku nusja ishte rrëfyer. Prej disa muajsh Marjana ndodhet në burgun e grave “Ali Demi” në Tiranë. Atje ajo kujdeset edhe për vajzën që tashmë ka bërë 1 vjeç të cilën e mbajnë prindërit e Marjanës.

Në një intervistë për “tiranapost.al”, djali i të ndjerës Lirije, Oltion Lami rrëfen se nuk ka mundur ta takojë të bijën dhe pasi të përfundojë gjyqi do kërkojë kujdestarinë.

“Nuk e njoh Olian akoma. Kam shumë mall për të, dua ta takoj. Ta marr në krahë, të dëgjoj belbizimet e saj. Ajo ka mbushur 1 vjec me datë 26 gusht. I kam bërë përpjekjet e mia për ta takuar. Një i njohur më tha që vajzën e cojnë prindërit e Marjanës cdo ditë në burg. qëndron në qeli nga ora 07.30 deri vonë. Një ditë, mora guximin tu dilja para e ta shihja vajzën. Shkova një orë përpara te dera e burgut në Ali Dem. Doja vetëm ta përqafoja dhe do ikja. Nuk i pashë. Tani jam duke pritur të përfundojë gjyqi dhe më pas do kërkoj kujdestarinë”, është shprehur Oltion Lami.

Share With:
Translate »
841 Views