Nusja ideale! Si urimet e familjes Hadid për Duan s’keni parë deri sot!

Po i kursejmë hyrjet madhështore e po dalim direkt në temë.

Motrat Hadid dhe Yolanda (pra kunatat dhe vjehrra) i kanë bërë Dua Lipës urimet më të bukura, me fjalët më të ëmbëla të mundshme.

E para që e ka uruar bukuroshen shqiptare ka qenë Gigi, me të cilin Dua ka një super raport.

Super modelja ka ndarë një foto me kunatën në Instastory duke e quajtur motër.

Gëzuar ditëlindjen mamaja e Dexter (qeni i Dua dhe Anwar). Je e veçantë dhe meriton më të mirat! Të dua motër!

Motër e ka quajtur edhe Bella, e cila në fillim të lidhjes së 25-vjeçares dhe Anwar, u përfol se nuk ka raport të mirë me të dashurën e vëllait.

Gjërat janë krejt ndryshe dhe Bella i ka thurur Duas sonë fjalët më të bukura që mund të keni dëgjuar nga një kunatë, krahas një fotoje në Instastory.

Gëzuar ditëlindjen njeriu më i bukur, më i zgjuar, më punëtor, më i dashur, më i mrekullueshëm. Je e ëmbël si një kek. Një bekim për familjen tonë dhe gjithë botën. Të dua motër!

Edhe Yolanda, e vjehrra, ka shpërndarë në Instagram disa foto të Duas me të birin, duke shkruar:

Gëzuar ditëlindjen ëngjëll. Lutem që çdo ditë dashuria, shëndeti dhe lumturia të jenë me ty. Të falënderoj që i jep dritë jetës sonë. Të dua.

Prisni se ka akoma. S’mund të mungonte i vjehrri, i cili ka publikuar një foto të çiftit në story ku shkruan:

Gëzuar ditëlindjen shpirt i bukur.

Si duket Dua i ka vjedhur zemrën të gjithë familjes Hadid dhe raportet e tyre janë për tu patur zili.

Share With:
Translate »
954 Views