Nutricionistët bëjnë klasifikimin e sanduiçëve për fëmijët tuaj
Tre nutricionistë bënë bashkë gjithë njohuritë për vlera ushqimore dhe krijuan klasifikimin e sanduiçëve që fëmijët marrin me vete në shkollë.
Sanduiç me perime apo spinaq
Sanduiç me ton peshku dhe majonezë
Sanduiç me gjoks pule
Sanduiç me gjalpë kikiriku dhe reçel
Sanduiç me proshutë dhe djathë amerikan (proshutë e tymosur dhe djathi feta)
Kesadija djathi (në stilin meksikan)
Kjo është renditja nga më e ushqyeshmja tek më pak e ushqyeshmja. Po problemi nuk qëndron tek radha, por tek sasia. Për shembull, sanduiçi me ton peshku është shumë i shëndetshëm, por nëse e ha në sasi të mëdha, mërkuri mund të dëmtojë fëmijën.
Pra çelësi qëndron tek ekuilibrimi dhe jo tek ajo që ha.
Prindërit duhet të sigurohen që fëmija i tyre ha çdo ditë gjëra të ndryshme, sepse trupi ka nevojë për të gjitha.