Nxënësit mbjellin 1500 fidanë

1500 fidanë u mbollën nga Ministri Klosi dhe dhjetëra nxënës të shkollave të Dukatit. Në kuadër të Ditës së Shërbimit Pyjor dhe në vijim të fushatës “Krijo oksigjenin tënd”, nxënësit e shkollave të Dukatit kanë mbjellë 1500 fidanë të rinj në zonën e Llogarasë.

I pranishëm në këtë aksion ishte edhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Ministri Klosi theksoi se me këto fidanë, do të bëhet e mundur rehabilitimi i kësaj zone, e cila u dogj dy vite më parë.

Ai kërkoi ndihmën e komunitetit që më datë 22 Prill, që është edhe Dita Ndërkombëtare e Tokës, kjo nismë ta gjejë Shqipërinë më të gjelbëruar.

Share With:
Translate »
585 Views