Nxirret e pajetë vajza e familjes Lala, 31 të vdekur nga tërmeti

Nxirret nga rrënojat trupi i pajetë i 22 vjeçares, Griselda Lala.

Trupi i pajetë u nxor nga gërmadhat e vilës së familjes Lala në lagjen 17 të Durrësit, në zonën e ish-Kënetës.

Nxjerrja e Griseldës nga rrënojat çon në 31 numrin e të vdekurve nga tërmeti në Thumanë e Durrës.

Familja Lala ishte nga më të dëmtuarat nga tërmeti shkatërrimtar 6.4 ballë i 26 nëntorit.

Share With:
Translate »
574 Views