“O ma fitova!”; ja kujt ia dedikon Alban Ramosaj fitoren e Këngës Magjike 2021

Alban Ramosaj është shpallur fitues i “Këngës Magjike”, me këngën “Thikat e mia”. Kjo këngë ishte më e votuara nga kolegët, mori pikët e jurisë profesioniste të festivalit dhe pikët më të larta nga publiku.

Albani u shpreh shumë i emocionuar dhe me lot në sy teksa mori kupën e fitores.

“O ma, fitova. Faleminderit të gjithëve, e kam ëndërruar këtë moment dhe nuk po më besohet akoma. Nuk kam fjalë. Faleminderit nga shpirti, nga zemra. Më rikujtuat arsyen pse bëj këtë që bëj. Ndihem më i vlerësuar se kurrë”- tha Albani.

Ai shtoi se këtë fitore ia dedikonte mamit të tij Antigona Ramosaj.

Share With:
Translate »
466 Views