OBSH: Nënvarianti Omicron pritet të bëhet varianti dominues në botë

Nënvarianti Omicron pritet të bëhet dominues në të gjithë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. I njohur gjithashtu si Omicron 2, ky nënvariant ka disa mutacione që e bëjnë më të lehtë për tu përhapur se lloji origjinal.

Sipas një raporti të Financial Times, varianti më i ri që tani është përhapur në vende si Danimarka, Britania, India dhe Afrika e Jugut ka 27 mutacione që nuk ekzistojnë në llojin original të Omicron. BA2, ose Omicron 2, konsiderohet 30% -34% më ngjitës dhe  Organizata Botërore e Shëndetësisë po heton variantin e ri, duke e cilësuar variant shqetësues si Alpha, Beta, Gamma, Delta dhe Omicron.

Dr. Nijan, Drejtor Rajonal i OBSH-së për Europën, tha në një intervistë  se Omicron 2 pritet të dominojë globin. Ai shtoi, megjithatë, se nuk ka rrezik të ri-infektimit për ata që tashmë janë infektuar me variantin origjinal Omicron, pasi dy variantet e koronavirusit nuk janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, megjithëse nevojiten më shumë të dhëna, shkruan abcnews.al.

Në fakt, sipas një eksperti izraelit, ndryshimi kryesor midis Omicron dhe Omicron 2 është transmetueshmëria e tyre: “Ai transmetohet më shpejt,” tha Dr. Nijan për nënvariantin e Omicron.

Share With:
Translate »
205 Views