OBSH paraljamëron: Mos jua jepni këto 4 shurupe kolle fëmijëve, janë vdekjeprurëse

OBSH ka lëshuar një alarm për rrezikun që kanoset nga përdorimi i katër shurupeve të kollës për fëmijët. Organizata ka paralajmëruar prindërit të mos u japin fëmijëve këto shurupe pasi për shkak të tyre, dyshohet se të paktën 66 foshnja në Gambia kanë humbur jetën.

Shurupet janë Promethazine Oral Solution, Kofexmalin Baby Cough Shurup, Makoff Baby Cough Shurup dhe Magrip N Cold Shurup dhe për këto, OBSH ka bërë thirrje për tërheqjen e menjëhershme të shurupeve për fëmijë nga një kompani indiane, të cilat mund të jenë shpërndarë në disa vende dhe mund të lidhen me dëmtimin akut të veshkave dhe vdekjen e 66 fëmijëve në Gambia.

Shurupet kanë qenë të lidhura potencialisht me dëmtimin akut të veshkave. Produktet janë prodhuar nga një kompani indiane, Maiden Pharmaceuticals, e cila nuk kishte ofruar garanci për sigurinë e tyre.

Share With:
Translate »
247 Views