Oh jo! Santa Claus ngatërrohet keq, mbetet varur në linjat elektrike
Një burrë vendosi të imitonte Santa Claus për të sjellë gëzimin e festave në këtë kohë pandemie.
Por aventura e tij nuk shkoi aq magjike sa duhej, pasi parashuta e tij si avion u ngatërrua në linjat e energjisë elektrike dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta shpëtuar.
Kris Kringle qëndroi një orë i ngatërruar mes linjave të energjisë elektrike, në një qytet të Kalifornisë.
Christopher Vestal, kapiteni i zjarrfikësve tha se Santa ishte duke shpërndarë karamele për fëmijët e zonës. Burri i veshur si Santa po i mbante karamelet e tij në parashutën si “aeroplan reaktiv” të cilin departamenti e përshkroi si një “dritë .”
“Ai përdorte një motor të vogël dhe një ventilator për ta shtyrë parashutën në ajër,” tha Vestal.
Akoma nuk dihet sesi përfundoi Santa mes telave të energjisë elektrike, por në një moment gjatë fluturimit ventilatori u ngatërrua në tela.
“Kur mbërritën zjarrfikësit Santa po varej në njërën anë të linjave elektrike, por nuk kishte rrezik të binte në tokë sepse ishte i lidhur me rripin e sigurimit,” tha Vestel.
Nje kompani lokale ndërpreu energjinë elektrike para se ekuipazhi i zjarrfikësve ta shpëtonte.
Departamenti i zjarrfikësve tha se ky ishte Santa i parë që shpëtuan.
In #RioLinda today #Santa may have lost his way but #MetroFire, @SacFirePIO & @SMUDUpdates made sure he was not long delayed.
W/o a scratch & full of good cheer we made sure Old St. Nick will use his reindeer when he sees you later this year. #MerryChristmas & #HappyHolidays pic.twitter.com/Tl3vNFzhZm
— Metro Fire of Sacramento (@metrofirepio) December 21, 2020